Wellteen Her Plus

Description

Përshkrimi i Produktit

Suplement i avancuar për adoleshente dhe vajza të reja
Në ditët e sotme të rinjtë kanë jetë të vrullshme, të ngarkuar, netë të vona dhe mëngjese të hershme, studime, por edhe sport. Sigurimi i ushqimit të shëndetshëm dhe të balancuar është jetësor por nuk është prioritet nga adoleshentët.
Wellteen Her ështe zhvilluar veçanërisht për vajzat e reja të moshës 13-19 vjeç, duke ofruar një gamë të gjerë të vitaminave, mineraleve, Co-Q10, L-Carnitine, ekstrakt të farave të rrushit dhe ekstrakt boronice plus një kapsulë Omega-3. Omega-3 siguron DHA e cila ndihmon në funksionim të mirë të trurit.

Adoleshentët dhe ushqimi
Shprehitë e mira ushqimore gjatë adoleshencës ndihmojnë në krijimin e një shëndeti afatgjatë. Adoleshentët kanë nevojë të marrin lëndët ushqyese të nevojshme që të sigurojnë zhvillim të shëndetshëm, plus ato kalojnë ndryshime të mëdha fizike dhe psikologjike në këtë fazë. Vitet e adoleshencës janë më të theksuarat sa i përket ndryshimeve hormonale dhe stresit emocional.

Shëndeti i femrës
Wellteen Her Plus është një formulë e balancuar me kujdes që ndihmon në vitalitet dhe mirëqenie. Përmbanë vitamin B6 që kontribuon në rregullimin e aktivitetit hormonal,  hekur që kontribuon në formimin e qelizave të kuqe të gjakut dhe hemoglobinës. Statistikat tregojnë që dieta e adoleshentëve është e ulët në shumë vitamina përfshirë hekurin. Kjo veçanërisht vlen për vajzat e reja pasi hekuri bëhet edhe më i rëndësishëm gjatë pubertetit, kur nis cikli menstrual.

Funksioni i trurit dhe syve
Kapsula Omega-3 që përmban Wellteen Her Plus siguron EPA/DHA.
Vaji i peshkut me përqendrim të lartë Omega-3 kontribuon në funksionim të mirë të trurit dhe syve. Prodhuar sipas standardeve më të larta, duke përdorur distilimin molekular të avancuar për pastërti të shtuar.
Wellteen Her Plus përmban zink, hekur, jod që kontribuojnë në funksionim normal kognitiv, ndërsa acidi pantotenik ndihmon në performancë të mirë mendore duke ndihmuar në përqendrim në mësime. Hekuri ndihmon në formimin e qelizave të kuqe të gjakut dhe hemoglobinës si dhe kontribuon në transportin e oksigjenit në trup.

Reduktimi i lodhjes dhe rritja e imunitetit
Studimet, sportet dhe jeta sociale e ngarkuar kanë koston e vet. Wellteen Her Plus përmban vitaminat B6, B12 dhe vitamin C  që kontribuojnë në çlirim të energjisë dhe reduktim të lodhjes dhe plogështisë.
Zinku, seleni, hekuri, acidi folik, vitaminat B6 & B12 dhe vitamina D ndihmojnë në forcimin e sistemit imunitar. Wellteen Her Plus ofron nivel efektiv të vitaminës D me 800UI në formën e preferuar D3. Vitamina C gjithashtu ndihmon në rritjen e imunitetit gjatë dhe pas aktivitetit fizik që është shumë i rëndësishëm për ato që merren me sport.

Shëndeti i kockave
Hulumtimet shkencore tregojnë se një dietë strikte qoftë edhe për një periudhë të shkurtër gjatë viteve të adoleshencës, mund të çojnë në zvogëlimin e densitetit të kockave, që në moshë të mëvonshme mund të dobësojë ato. Midis moshës 12-17 vjeçare, formohet deri 90% e dendësisë së kockave, kështu që kjo nuk është koha ideale që të kufizohet marrja e kalciumit dhe vitaminës D, të cilat ndihmojnë në shëndetin e kockave.
Wellteen Her përfshin vitaminë D dhe minerale si magnezium që kontribuojnë në kocka të forta. Vitamina D gjithashtu ndihmon trupin të përthithë kalciumin.

Udhëzime mbi përdorim
Një tabletë dhe një kapsulë në ditë me shujtën kryesore. Mos e tejkaloni dozën e duhur ditore. Mos e merrni në stomak bosh.

  • Pa ngjyrues artificialë
  • Pa gluten
  • Pa konservantë
  • Pa kripë ose maja
  • Wellteen nuk është testuar në kafshë

 

Përdorimi

Një tabletë dhe një kapsulë në ditë me shujtën kryesore. Mos e tejkaloni dozën e duhur
ditore. Mos e merrni në stomak bosh.

  • Pa ngjyrues artificialë
  • Pa gluten
  • Pa konservantë
  • Pa kripë ose maja
  • Wellteen nuk është testuar në kafshë

Përbërësit

Nutritional InformationAverage per capsule % EC NRV*
L-Carnitine Tartrate

50 mg

--
Cranberry Extract

100 mg

--
Produced from 2.5 g cranberries

Co-enzyme Q10

2 mg

--
Grapeseed Extract

(95% Proanthocyanidins)

15 mg

--
Betacarotene

2 mg

--
Silicon

30 mg

--
Vitamin D (as D3 800 IU)

20 µg

400

Vitamin E

8 mg a-TE

67
Vitamin C

80 mg

100
Thiamin (Vitamin B1)

6 mg

545

Riboflavin (Vitamin B2)

3 mg

214
Niacin (Vitamin B3)

18 mg NE

113
Vitamin B6

8 mg

571

Folic Acid

400 µg

200
Vitamin B12

20 µg

800

Biotin75 µg

150
Pantothenic Acid

6 mg

100
Magnesium

94 mg

25

Iron14 mg

100
Zinc

15 mg

150
Copper1000 µg

100
Manganese

2 mg

100
Selenium55 µg

100
Chromium50 µg

125
Iodine150 µg

100
*NRV - Nutrient Reference Value, µg - microgram, mg - milligram, IU - International Units

Omega-3 Capsule

Nutritional InformationAverage per capsule % EC NRV*
Omega-3 Fish Oil

540 mg

Providing:

--
EPA (Eicosapentaenoic acid)

180 mg

--
DHA (Docosahexaenoic acid)

120 mg

--
Vitamin E

5.5 mg a-TE

46
*NRV - Nutrient Reference Value, µg - microgram, mg - milligram, IU - International Units

Select the fields to be shown. Others will be hidden. Drag and drop to rearrange the order.
  • Image
  • SKU
  • Rating
  • Price
  • Stock
  • Availability
  • Add to cart
  • Description
  • Content
  • Weight
  • Dimensions
  • Additional information
  • Attributes
  • Custom attributes
  • Custom fields
Click outside to hide the compare bar
Compare
Wishlist 0
Open wishlist page Continue shopping