Description

Vaji i peshkut Ultra Omega 3-6-9 është formuluar që të arrijë cilësinë dhe pastërtinë më të lartë. Ai ka një përbërje unike 3 në 1 që ofron përfitimet e Omega-3, Omega 6 dhe Omega-9 në një kapsulë të vetme. Këto acide yndyrore esenciale ekstraktohen nga vaji i farërave të rrushit të zi (“Ribes nigrum”) dhe kungullit dhe nga vaji i peshkut dhe ai i ullirit.

Çdo kapsulë Ultra Omega 3·6·9 ofron :

  • Omega-3: nga vaji i peshkut (prodhuar në Norvegji)
  • Omega-6: nga vaji i farërave të një varieteti të rrushit të zi (“Ribes nigrum”) dhe vaji i farërave të kungullit
  • Omega-9: nga vaji i ullirit
    Vajrat e peshkut Ultra ofrojnë një burim mjaft të pasur të acideve yndyrore esenciale DHA (Docosahexaenoic acid) dhe EPA (Eicosapentaenoic acid) që ndihmojnë në mirëmbajtjen e shëndetit dhe mirëqënien tonë.

EPA dhe DHA klasifikohen si acide yndyrore esenciale pasi nuk mund të sintetizohen nga vetë trupi i njeriut dhe si pasojë duhen të merren nëpërmjet djetës.

Cilësia e garantuar
Produktet e Vitabiotics janë të njohura për cilësinë e lartë. Si tek të gjithë produktet e vajit të peshkut të Vitabiotics dhe vaji i peshkut tek Ultra Omega 3-6-9 prodhohet në Norvegji. Ai i nënshtrohet një proçesi purifikimi që përfshin distilim të shumëfishtë dhe disa faza filtrimi që sigurojnë cilësinë e produktit përfundimtar. Produkti është i testuar dhe i çertifikuar sipas standarteve dhe rregulloreve të KE (Komisionit Europian) dhe OBSH (Organizatës Botërore të Shëndetësisë).

Përdorimi

Një ose dy kapsula në ditë, mundësisht me një vakt të shoqëruar me qumësht ose lëng portokalli. Mos e tejkaloni dozën e rekomanduar.

  • Pa ngjyrues
  • Pa gluten
  • Pa konservant

Përbërësit

Select the fields to be shown. Others will be hidden. Drag and drop to rearrange the order.
  • Image
  • SKU
  • Rating
  • Price
  • Stock
  • Availability
  • Add to cart
  • Description
  • Content
  • Weight
  • Dimensions
  • Additional information
  • Attributes
  • Custom attributes
  • Custom fields
Click outside to hide the compare bar
Compare
Wishlist 0
Open wishlist page Continue shopping