Description
Perfectil është një suplement ushqimor i krijuar duke u bazuar tek shprehja ”bukuria vjen nga
brenda”.
Kombinon 20 substanca të nevojshme për të pasur lëkurë, flokë dhe thonj të shëndetshëm.
Secila nga tabletat përmban:
- ekstraktet e farave të rrushit, një burim i mirë i vitaminës E, e cila i jep lëkurës një pamje më
rinore dhe rrëzëllitëse, kurse flokut shkëlqimin e munguar; - zink, që parandalon rënien e flokëve pasi ruan ekulibrin hormonal, nxit ndarjen e folikujve të
flokëve dhe merr pjesë në sintezën e proteinave që formojnë folikujt; - selen, i cili ka vetinë të aktivizojë enzima me veti antioksiduese që mbrojnë nga stresi oksidativ si
dhe nxit rritjen e flokut. Ai mbron lëkurën nga radikalet e lira, parandalon dukurinë e plakjes së
lëkurës dhe ul inflamacionin; - biotinë, një vitaminë e grupit B, e cila është tepër e rëndësishme për të pakësuar rënien e flokëve, për të forcuar thonjtë dhe për të patur një lëkurë të shëndetshme.
Perfectil mund të përdoret si nga femrat ashtu dhe nga meshkujt, për aq kohë sa është e
nevojshme.
Pa gluten.
Pa laktozë.
Pa konservues.
Pa ngjyrues artificialë.
I përshtatshëm për vegjetarianë.
Suplementet ushqimore nuk zëvëndësojnë dietën ushqimore.
Konsultohuni me mjekun ose farmacistin tuaj para përdorimit të këtij produkti nëse jeni
shtatzënë, nëse ushqeni me gji, nëse jeni diagnostikuar me epilepsi, probleme të tiroides, nëse
keni ndonjë problem shëndetësor tjetër apo nëse keni alergji nga ndonjë përbërës specifik i
produktit.
Mund të përmbajë arra.
Përmban hekur i cili kur konsumohet në sasi më të larta se norma, mund të jetë i dëmshëm për
fëmijët.
Ruhet në temperaturë ambjenti.