Description

Përshkrimi i Produktit

Mbështetje maksimale për nënën dhe fëmijën
Pregnacare Plus ofron paketim të dyfishtë ku përfshihen vitaminat esenciale për shtatzani ku përfshihen dozat e rekomanduara të acidit folik 400mcg dhe 10mcg vitaminë D siç këshillohet nga Departamenti i Shëndetit në Angli, përgjatë shtatzanisë dhe ushqyerjes me gji, plus kaspulat me Omega-3 që ofrojnë një burim të pasur të DHA i cili kontribuon në zhvillimin normal të trurit dhe syve tek fetusi.

Përdoret pas javës së 12-të të shtatzënisë, deri në lindje.

Pregnacare Plus është formuluar ashtu që nënat të marrin nivelet e duhura të nutrientëve në organizmin e tyre pa vështirësinë apo dilemën se çfarë suplemente të kombinojnë.

Pregnacare Plus ofron

28x tableta Pregnacare multivitaminoze me 400mcg acid folik
Tabletat Pregnacare përmbajnë një kombinim të kujdesshëm të 19 nutrientëve të rëndësishme për nënën dhe fëmijën. Pregnacare është formuluar nga ekspertë në mënyrë të tillë që çdo përbërës të jetë në nivele të sigurta. Këtu përfshihen vitamina B12, plus vitaminën D dhe acidin folik që janë në nivelet e rekomanduara për zhvillimin e bebes gjatë shtatzanisë. Acidi folik gjatë shtatzanisë zvogëlon deficitin e folatit tek nënat, mungesa e të cilit është faktor rreziku për defektet në zhvillimin e sistemit nervor tek fetusi.

28x kapsula Omega-3 me 300mg DHA
Kapsulat përmbajnë vaj peshku me cilësi të lartë i cili është një burim i pasur me acidet esenciale tejet të rëndësishme DHA dhe EPA. DHA është veçanërisht i rëndësishëm gjatë shtatzanisë pasi kontribuon në zhvillimin normal të trurit dhe syve të fetusit.

Një kapsulë e Pregnacare Omega-3 në ditë përmban 300 mg DHA, niveli i rekomanduar nga ekspertët ndërkombëtarë për nënat shtatzana dhe gjatë periudhës të gji-dhënies, plus 60mg EPA.

Pregnacare Plus nuk përmban vaj peshku të nxjerrë nga tuna, peshkaqeni apo peshku shpatë pasi ai nuk rekomandohet për gratë shtatzana.

Vitamina D në shtatzani
Sipas departamentit të shëndetit në Mbretërinë e Bashkuar këshillohet marrja e 10mcg vitaminë D gjatë shtatzanisë dhe gjidhënies, që është saktësisht sasia që gjendet në këtë produkt.

Vitamina E në shtatzani
Vitamina E kontribuon në mbrojtjen e qelizave nga stresi oksidativ. Pregnacare përmban një sasi të vogël të rekomanduar të kësaj vitamine 4mg. Kjo është e pranishme në formën e saj natyrore që përthithet më mirë se forma sintetike.

Rëndësia e acideve yndyrore Omega-3
Të rriturit mund të marrin DHA dhe EPA nëpërmjet konvertimit të acidit yndyror esencial ALA, i pranishëm në vajrat bimore siç është vaji i linit por ky proces është shumë jo efiçient për organizmin. Vaji i peshkut është një mënyrë direkte dhe mjaft e besueshme e marrjes të DHA dhe EPA. Fetusi dhe i porsalinduri në hapat e parë të jetës ka nevojë të marrë këto acide yndyrore në mënyrë direkte pasi e kanë shumë të vështirë ta konvertojnë vetë nga ALA.

Zhvillimi i trurit dhe i syve
DHA është acidi yndyror dominues në sistemin nervor. Gjatë tre muajve të fundit të shtatzënisë, nevoja për DHA tek fetusi rritet, që i korrespondon një rritjeje në sasinë e DHA në tru.
Në lindje truri i bebes peshon sa 70% e peshës të trurit të një të rrituri dhe 15% e rritjes të trurit ndodh në vitet e para të jetës.
DHA është e rëndësishme gjatë kësaj periudhe. DHA gjendet në sasi dhe më të mëdha në retinë.

Udhëzime mbi përdorimin

Një tabletë në ditë (blisteri jeshil)

Një kapsulë në ditë (Blisteri rozë)

 

Përdorimi

Një tabletë në ditë (blisteri jeshil)

Një kapsulë në ditë (Blisteri rozë)

Gëlltiteni me ujë ose me ndonjë pije tjetër të ftohtë me vaktin kryesor. Mos e përtypni. Mos tejkaloni dozën e rekomanduar ditore. Duhet të merret vetëm me stomakun plot.

Përbërësit

Nutritional Information Average per tablet % EC NRV*
Vitamin D (as D3 400 IU)

10 µg

200
Vitamin E

4 mg α-TE

33
Vitamin K

70 µg

93
Vitamin C

70 mg

88
Thiamin (Vitamin B1)

3 mg

273
Riboflavin (Vitamin B2)

2 mg

143
Niacin (Vitamin B3)

20 mg NE

125

Vitamin B6

10 mg

714

Folic Acid

400 µg

200
Vitamin B12

6 µg

240
Biotin150 µg

300

Pantothenic Acid

6 mg

100

Magnesium150 mg

40
Iron17 mg

121
Zinc15 mg

150

Copper

1000 µg

100
Selenium30 µg

55
Iodine

150 µg

100
Betacarotene (Natural Source)

2mg--

Omega-3 DHA Capsule

Nutritional Information Average per capsule % EC NRV*
Omega-3 Fish Oil

600 mg

Providing:

DHA (Docosahexaenoic Acid)

300 mg

--
EPA (Eicosapentaenoic Acid)

60 mg

--
Select the fields to be shown. Others will be hidden. Drag and drop to rearrange the order.
  • Foto
  • SKU
  • Rating
  • Çmimi
  • Stock
  • Availability
  • Add to cart
  • Përshkrimi
  • Përmbajtja
  • Weight
  • Dimenzionet
  • Additional information
  • Attributes
  • Custom attributes
  • Custom fields
Krahaso
Lista e dëshirave 0
Hap listën e dëshirave Vazhdo me blerje