Description
Vitabiotics Wellkid Multi-vitamin Liquid është prodhuar sipas nevojave të fëmijëve duke
siguruar 15 lëndë ushqyese plus elbin e marrë nga alpet zvicerane. Shirupi vjen në një
shije natyrale portokalli që fëmijët do ta dashurojnë.
Wellkid Multi-vitamin përfshin vitaminat A,C dhe D të rekomanduara nga Departamenti i
Shëndetit në Mbretërinë e Bashkuar që këshillon që të gjithë fëmijët të marrin shtesa që
përmbajnë këto vitamina.
Është gjithashtu e rekomanduar që çdo njeri mbi 5 vjeç duhet të konsiderojë marrjen e
një shtese ditore vitaminë D.
Rritja është e shpejtë veçanërisht 12 vitet e para të jetës të një fëmije. Zhvillimi i
vazhdueshëm i kockave, muskujve, gjakut dhe trurit do të thotë se fëmijët kanë një
kërkesë të lartë krahasuar me përmasat e tyre trupore. Shpesh ndodhë që fëmija refuzon
disa ushqime, nuk i do për nga shija ose tekstura, dhe rrjedhimisht ka vështirësi që ti
përmbushë nevojat për vitamin e minerale. Nëse fëmija është i çrregullt në të
ngrënë, Wellkid Multi-vitamin shirup i siguron të gjitha vlerat ushqyese që i mungojnë.
Sondazhet e vazhdueshme kanë treguar se ushqimet e fëmijëve mund të jenë të
mangëta në disa vlera ushqyese si hekuri, që kontribuon në një zhvillim normal të fëmijës.
Kjo qëndron sidomos tek vegjetarianët, meqenëse burimet jo shtazore mund të mos
përthithen lehtë nga organizmi. Wellkid Multi-vitamin është e formuluar me nivele të
moderuara të hekurit dhe është e përshtatshme për vegjetarianët.
Mbështetje për zhvillim të shpejtë
Wellkid Multi-vitamin shirup është e formuluar me jod që kontribuon në një rritje normale
tek fëmijët, plus vitaminë D. Vitamina D është e nevojshme për rritjen dhe zhvillimin
normal të kockave tek fëmijët. Gjithashtu ndihmon sistemin e tyre imunitar.
Vitamina D në këtë shirup është në formën e preferuar D3 (cholecalciferol) që prodhohet
në mënyrë natyrale nga lekura gjatë ekspozimit në diell.
Arsye te tjera pse duhet të zgjidhni Wellkid Multi-vitamin shirup
– Formula e tij është e bazuar në kërkimet shkencore më të fundit, me nivelet e duhura
të lëndëve ushqyese, për nevojat e fëmijëve.
– Wellkid Multi-vitamin shirup është pa ëmbëlsues artificial, ngjyrues dhe aromatizues.
– Wellkid Multi-vitamin shirup nuk është e testuar në kafshë
– Pa vaj kikiriku
– Pa kripë, maja ose laktozë
Përdorimi
Tundeni mirë para përdorimit.
4 deri në 10 vjeç: 1 lugë çaji në ditë (5ml)
11 deri në 12 vjeç: 2 lugë çaji në ditë (10ml)
Ruajeni në frigorifer pas hapjes dhe përdoreni brënda 6 javëve.
Përbërësit
Nutritional Information | Av. per 5ml | % EC NRV* |
---|---|---|
Malt Extract | 500 mg | - |
Vitamin A (667 IU) | 200 µg RE | 25 |
Vitamin D (as D3 400 IU) | 10 µg | 200 |
Vitamin E | 5mg α-TE | 42 |
Vitamin C | 12mg | 15 |
Thiamin (Vitamin B1) | 0.7 mg | 64 |
Riboflavin (Vitamin B2) | 0.8 mg | 57 |
Niacin (Vitamin B3) | 8 mg NE | 50 |
Vitamin B6 | 0.8 mg | 57 |
Folic Acid | 100 µg | 50 |
Vitamin B12 | 2.5 µg | 100 |
Pantothenic Acid | 2 mg | 33 |
Iron | 5mg | 36 |
Zinc | 4mg | 40 |
Copper | 150 µg | 15 |
Iodine | 40 µg | 27 |
FAQ
Si mund të përfitojë fëmija im nga Wellkid Multivitamin Sirup?
Sondazhet tregojnë që mënyrat e të ushqyerit të fëmijëve ndonjëherë mund të jenë të
mangëta në lëndë ushqyese si hekuri, vitamina A dhe vitamina D. Shumë fëmijë për fat të
keq, nuk konsumojnë 5 shujta me fruta dhe perime në ditë dhe kështu mund të mos
marrin të gjitha lëndët ushqyese që trupi i tyre ka nevojë për shëndet dhe zhvillim
afatgjatë.
Disa ushqime mund të kenë një vlera ushqyese më të ulëta se që duhet në
mikroelemente të caktuara si rezultat i faktorëve, si praktikat moderne të bujqësisë,
ruajtjen e gjatë të ushqimit 'të freskët' para se të shitet në disa dyqane dhe zierja e tepërt
që mund të shkaktojë që disa përbërës ushqimorë të shkatërrohen
Wellkid Multi-vitamin Liquid mbështet, por nuk e zëvendëson një stil të shëndetshëm dhe
të ekuilibruar të ushqimit!
Sa zgjatë një shishe me Wellkid Multivitamin Sirup?
Wellkid Multivitamin përmbanë 150ml sirup në shishe. Fëmijët 4-10 vjeç duhet të marrin
5ml në ditë, që nënkupton se një shishe zgjatë 1 muaj. Fëmijët 11-12 vjeç duhet të marrin
10ml në ditë, që nënkupton se një shishe zgjatë 15 ditë.
Kur dhe si merret Wellkid Multivitamin Sirup?
Për fëmijët e moshave 4 – 10 vjeç, merret 1 lugë e çajit (5ml) në ditë. Për fëmijët 11-12 vjeç,
merren 2 lugë çaji (10ml) në ditë. Për fëmijët nën moshën 4 vjeç, shikoni produktin
WellBaby. Mos të tejkalohet doza e rekomanduar.
A ka efekte të padëshirueshme kur merrni Wellkid Multivitamin Sirup?
Wellkid Multivitamin Sirup ka përmbajtje totalisht organike, dhe nuk jep ndonje efekt
anësor të njohur nëse merret sipas udhëzimit. Mos të tejkalohet doza ditore e
rekomanduar. Në rast të mbidozimit, menjëherë kërkoni këshilla nga mjeku. Njejtë sikur për
çdo supplement, para përdorimit kërkoni këshilla mjekësore nëse fëmija juaj vuan nga
ndonjë alergji në ushqim.