Description

Vaji i peshkut Ultra Omega-3 është formuluar që të arrijë cilësinë dhe pastërtinë më të lartë. Me mbi 60% acide yndyrore Omega-3 ky produkt është mjaft i fuqishëm dhe efektiv. Si të gjithë vajrat e peshkut të linjës Vitabiotcs Ultra, është prodhuar në Norvegji me standartet më të larta.

Vajrat e peshkut Ultra ofrojnë një burim mjaft të pasur të acideve yndyrore esenciale DHA (Docosahexaenoic acid) dhe EPA (Eicosapentaenoic acid) që ndihmojnë në mirëmbajtjen e shëndetit dhe mirëqënien tonë.

EPA dhe DHA klasifikohen si acide yndyrore esenciale pasi nuk mund të sintetizohen nga vetë trupi i njeriut dhe si pasojë duhen të merren nëpërmjet djetës. DHA kontribuon në mirëmbajtjen e shikimit dhe funksioneve të trurit. Së bashku DHA & EPA kontribuojnë në funksionimin normal të zemrës.

Kapsulat Ultra Omega-3 përmbajnë vitaminë E, që ndihmon në mbrojtjen e qelizave nga stresi oksidativ.

Procesi i distilimit të shumëfishtë Opti-pure për një cilësi maksimale
Produktet e Vitabiotics janë të njohura për cilësinë e lartë. Ultra Omega-3 i nënshtrohet një proçesi purifikimi unik të quajtur Opti-pure që përfshin distilim të shumëfishtë dhe disa faza filtrimi që sigurojnë cilësinë e produktit përfundimtar. Produkti është i testuar dhe i çertifikuar sipas standarteve dhe rregulloreve të KE (Komisionit Europian) dhe OBSH (Organizatës Botërore të Shëndetësisë). Vaji i peshkut Ultra Omega-3 është i prodhuar në Norvegji, duke garantuar kështu cilësinë e lëndës së parë.

Përdorimi

Dy kapsula në ditë, mundësisht me një vakt dhe me një gotë qumësht apo lëng portokalli. Mos e tejkaloni dozën e rekomanduar.

  • Pa ngjyrues
  • Pa konservues (i pasuruar me Vitaminë E natyrale)
  • Pa gluten
  • Për të parandaluar çdo shije apo aromë të padëshiruar, kapsulat Ultra Omega-3 përdorin një maskim me shije portokalli
  • Pa sheqer

Përbërësit

Select the fields to be shown. Others will be hidden. Drag and drop to rearrange the order.
  • Image
  • SKU
  • Rating
  • Price
  • Stock
  • Availability
  • Add to cart
  • Description
  • Content
  • Weight
  • Dimensions
  • Additional information
  • Attributes
  • Custom attributes
  • Custom fields
Click outside to hide the compare bar
Compare
Wishlist 0
Open wishlist page Continue shopping